Blinken: Kina mund t’i japë armë Rusisë

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina po mendon të furnizojë me armë dhe municione Rusinë për luftën në Ukrainë, një pretendim ky i mohuar nga Pekini. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se firmat kineze po ofronin mbështetje për Rusinë. Blinken paralajmëroi se një përshkallëzim i tillë mund të sillte pasoja serioze për Kinën.

Nga ana tjetër, Pekini deklaroi se pretendimet ishin të rreme dhe akuzoi Uashingtonin për përhapjen e tyre. Kina ka mohuar gjithashtu raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake. Presidenti kinez Xi Jinping është aleat i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili ende nuk e ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë, por ka vendosur që të qëndrojë neutral për këtë konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

Pasi u takua me kryediplomatin kinez, Wang Yi, të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Blinken dha një intervistë për CBS News. Ai tha se gjatë takimit ai shprehu “shqetësime të thella” për “mundësinë që Kina të sigurojë mbështetje materiale vdekjeprurëse për Rusinë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Deri më sot, ne kemi parë kompani kineze… të ofrojnë mbështetje jo vdekjeprurëse për Rusinë për përdorim në Ukrainë. Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin që kemi se ata po shqyrtojnë ofrimin e mbështetjes vdekjeprurëse,” tha ai.

Ai nuk shtjelloi se çfarë informacioni kishte marrë SHBA në lidhje me planet e mundshme të Kinës. Kur u vu nën presion mbi atë që SHBA besonte se Kina mund t’i jepte Rusisë, ai tha se do të ishin kryesisht armë si dhe municione.

“Nëse Kina do t’i siguronte Rusisë armë, kjo do të shkaktonte një “problem serioz për ne dhe në marrëdhëniet tona”, shtoi Blinken./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share