Enis Bardhi nga Levante transferohet në Trabzonspor

Ai do të firmos kontratë tre vjeçare

Futbollisti shqiptar dhe reprezentuesi Maqedonisë së Veriut në futboll Enis Bardhi,  do të jetë pjesë e  skuadrë turke Trabzonspor. Kjo  u  arrit  pasi që  janë dakorduar  dy ekipet  Levante  dhe  Trabsonspor.

Kontrata  tre vjeçare mes  ekipit TRabsonspor  dhe Enis Bardhit pritet të firmoset  pas kontrolleve mjekësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për Enis Bardhin një transferim prej 3 milionë eurosh do t’i paguhet skuadrës spanjolle Levante.

Lojtari 27-vjeçar, Enis Bardhi ka filluar te  shkolla e futbollit Shkupi , ndërsa në Levante është nga  viti 2017  kur  u transferua  nga  skuadra  hungareze Ujpesht.

Bardhi, i cili luajti 148 ndeshje me skuadrën spanjolle, shënoi 23 gola dhe 12 asistime. Enis Bardhi luan edhe për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka  deri më tani ka  41  ndeshje  zyrtare   duke shënuar 9 gola. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share