Frika e Barcelonës për Griezmann

Te Barcelona janë të shqetësuar se trajnerit Diego Simeone i është kërkuar nga drejtuesit e Atletiko Madridit që ta përdorë me kursim Antoin Griezhmanin, që klubi të mos të jetë i detyruar që ta blejë sulmuesin në fund të sezonit.

Francezi u bashkua me bardhekuqtë si lojtar i hauzuar verën e shkuar në bazë të një marrëveshjeje 2-vjeçare, ndërsa klubi madrilen do të duhet që ta blejë nëse plotësohen disa kushte të kontratës.

Nëse 31-vjeçar luan 50% të ndeshjeve, atëherë do të bëhet lojtar i Atletikos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por katalanasit i tremben faktit se bardhekuqtë do ta aktivizojnë Griezmanin më pak, që mos të paguajnë 40 milionë Euro në verën e ardhshme, raporton gazeta sportive spanjolle “Sport”.

Në sezonin e shkuar, francezi luajti rregullisht për ekipin e drejtuar nga Simeone, duke bërë 37 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Ai luajti të paktën 45 minuta në 30 ndeshje, e nëse vazhdon me të tillë ritëm, do të blihet nga klubi madrilen.

Në dy takimet e para të La Ligas, ai e nisi nga stoli dhe u aktivizua nga teknikë argjentinas në të dyja herët më pak se 30 minuta.

Atletiko Madridi po kalon një situatë të vështirë financiare dhe është treguar i kujdesshëm në shpenzime.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share