Energjia elektrike shtrenjtohet për 7.4%

KATËR TARIFA TË REJA – SHPENZONI MË SHUMË PAGUANI MË SHUMË

Nga 1 korriku energjia elektrike do të shtrenjtohet për 7.4 për qind. Komisioni Rregullator Energjetik njoftoi se rritja do të prek 98.8 për qind të qytetarëve, ndërsa do të ketë 4 tarifa të reja. Me këto 4 lloje tarifash të energjisë elektrike që do të vlejnë vetëm për tarifën e lartë, qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë nëse harxhojnë më shumë energji elektrike. Ndërsa për tarifën e ulët e cila është nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit nuk do të ketë bllok të tarifave të reja por edhe këtu do të ketë rritje për 1 denar.

MARKO BISLIMOVSKI, KRYETARI I KOMISIONIT RREGULLATIV PËR ENERGJI

“Për 59.9% të amviserivë do të ketë një rritje prej 6.6%.

për 35.5% të amviserivë do të ketë rritje nga 6.7 në 8.8%.

për 3.4% të amviserivë do të ketë rritje nga 8.8 në 11.2%.

për 1.2% të amviserivë do të ketë një rritje prej 11.4% dhe për ata që kanë harxhuar më shumë do të shkoje deri në 99.5%.

Bllok tarifat do të jenë si në vijim.

BLLOK TARIFАT

1-    Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 210 kilovat në muaj, do të paguajnë 7,72 denarë për kilovat (rritje prej 5,5%)

 

2-    Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 630 kilovat në muaj, do të paguajnë 8,08 denarë për kilovat (10,3% rritje)

 

3-    Nëse qytetarët do të shpenzojnë deri në 1050 kilovat në muaj, do të paguajnë 8,65 denarë për kilovat (18,3% rritje)

 

4-    Nëse qytetarët shpenzojnë mbi 1050 kilovat në muaj atëherë do të paguajnë 17,47 denarë për kilovat (138,7% rritje)

Për shkak të aplikimit të katër tarifave të reja, Komisioni rregullator i ka propozuar elektrodistrubcionit që leximi I matësve të energjisë eletkrike të bëhet çdo muaj./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share