Taravari: Dorëhiqem nëse nuk fitojmë më 8 maj

ZGJEDHJET 2024

Kandidatë për president i koalicionit opozitar “ Vlen”, Arben Taravari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se në raste se nuk fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë pas 8 majit është i gatshëm të japë dorëheqje. Ai thotë se 10 vite në politkë janë të mjaftueshme.

“Në rast se nuk fitojmë në këto zgjedhje, unë mendoj se në të gjithë botën perëndimore është ashtu, në të gjitha vendet e zhvilluara është ashtu. Të paktën para organeve të partisë edhe pse tek ne kishte ngjarje të caktuara, nuk mu lejua nga bashkëpartiakët, që se paku një palë zgjedhje t’i coj deri në fund, ndërsa unë ju thash se kërkoj besim nga të gjithë ju. Një palë zgjedhje, deri më 8 maj. Nëse nuk fitojmë më 8 maj unë jam këtu për të dhënë dorëheqje” – tha Taravari.

Në rast se fiton zgjedhjet presidenciale, Taravari tha se hapi i parë do të jenë vizita në Bruksel për të marr garancë se nuk do të ketë kushte të tjera në rrugën e vendit drejt BE-së.

“Hapi i dytë, kush do të jetë mandatar i ardhshëm  do e thërras, sepse duhet t’I jepet mandate për formim të qeverisë. Nga ai do të kërkoja që të më japë dinamikë për ndryshimet kushtetuese , që t’i fillojmë sa më shpejt dhe të mos na përsëritet Bukureshti i vitit 2008.  Dhe e treat, do të kërkoja nga partitë politike dhe Qeveria që largohemi nga Ballkani I Hapur, si project, sepse nuk ka mbetur askush përveç Maqedonisë dhe Serbisë” – deklaroi Taravari.

Një nga temat për të cilat Taravari flet në intervistë është edhe Balancuesi.

Sipas tij, problem kryesorë është  keqpërdorimi i balancuesit, si nga maqedonasit ashtu edhe nga shqiptarët. Sipas Taravarit, më e mira do të ishte që të gjendet mekanizëm që balancuesi të përfshijë edhe përfaqësimin etnik, por edhe meritokracinë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share