Institucionet bëhen gati – premtojnë proces demokratik zgjedhor!

ZGJEDHJET 2024

Zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë mandat i Qeverisë por edhe obligim i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, është thënë gjatë takimit të Kryeministrit Xhaferi me Kryetarin e KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e komisionit.

“Të dy institucionet kanë edhe obligim për të mbrojtur reputacionin e institucioneve dhe të përforcojnë besimin e qytetarëve në vetë procesin zgjedhor. U theksua  kompetenca ligjore, por edhe vullneti politik, për procese zgjedhore të lira, të drejta dhe demokratike në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit, në të cilat, si dhe në disa cikle të mëparshme zgjedhore, qytetarët do të bëjnë lirshëm zgjedhjen e tyre”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një takim I ngjashëm është realizuar edhe midis Prokurorisë Publike dhe Komisionit Antikorrupsion.

Në takim, sic thuhet në komunikatë, janë diskutuar përgatitjet për procedura efikase me qëllim të garantimit të procesit të qetë dhe të drejtë zgjedhor si dhe sanksionimin e të gjithë atyre që do të përpiqen ta cënojnë procesin./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share