Ëndrra vazhdon – Struga TL një hap larg fazës së grupeve të LK-së

SHPËTIM DURO: ÇUDIRAT E STRUGA TL VAZHDOJNË

Klubi i futbollit Struga Trim Lum me dinjitetin më të lartë e prezantuar futbollin e Maqedonisë së Veriut në garat Europiane. Kampioni ynë edhe në ndeshjen kthyese kundër Sëift Hesperange në Luksemburg 75 minuta me lojtar më pak arriti kualifikim në play off dhe kështu ëndërra vazhdon. Kundërshtari i radhës është skuadra islandeze Breidablik

Kampioni i Maqedonisë së Veriut Struga Trim Lum me rezultatin e përgjithshëm 4-3 nga të dyja ndeshjet kundër Swift Hesperange të Luksemburgut, siguroi kualifikim në fazën e play off-it . Padyshim se heroi i ndeshjeve të turit të tretë ishte Besart Ibraimi i cili realizoi tre gola në Shkup dhe një në Luksemburg. Pas ndeshjes ekipi festoi suksesin me ato tifozë shqiptar të cilët ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit në Luksemburg.

Trajneri Shpëtim Duro, para gazetarëve, nuk mundi të fsheh gëzimin për këtë arritje të madhe duke i falënderuar të gjithë për këtë sukses historik.

“Çudirat e Struga Trim Lum këtë sezon vazhdojnë, duke u shpallur me titullin kampion, arritjen në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, sigurisht është një ditë historike, për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe. Sigurisht që unë dua të falënderojë skuadrën, djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse juve e patë vete, nuk ishim të barabartë që nga minuta e 14-të, të luash një ndeshje evropiane, nuk është e lehtë, por ne ditëm ti zgjidhnim, sidomos në pjesën e parë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit”- deklaroi trajneri, Shpëtim Duro.

Kapiteni Flamur Tairi, tha se vazhdon ëndrra evropiane duke u shprehur me plot optimizëm se ekipi ka kapacitet për të garuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencave.

“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë Akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.” – deklaroi kapiteni Flamur Tairi.

Kundërshtari i Struga Trim Lum në fazën e play off-it është skuadra islandeze Breidablik. Ndeshja e parë zhvillohet më 24 gusht, me fillim në ora 19:00. Informacionet e fundit flasin se UEFA ka dhënë “dritë jeshile” që ndeshjet në këtë rang të zhvillohen në stadiumin “Mladost” Strumicë. Revanshi në Islandë do të zhvillohet më 31 gusht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share