Goli i Portugalisë nuk u shënua nga Ronaldo

Pajisja brenda topit nuk regjistroi prekje

Cristiano Ronaldo festoi si rrallë herë bashkë me ekipin pa bërë siun e famshëm, pas golit të parë të Portugalisë në përballjen me Uruguajin. Fillimisht goli iu dha atij, por më pas FIFA ia akordoi Bruno Fernandes, pasi Ronaldo nuk e kishte prekur me kokë.

Një vendim që hapi debat aq sa edhe Federata Portugeze e Futbollit kërkoi që t’i kalohej kapitenit të përfaqësueses. Sqarimi përfundimtar erdhi nga prodhuesi i topit të Botërorit, Adidas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania gjermane sqaroi se pajisja e vendosur brenda topit nuk ka treguar asnjë prekje të Cristiano Ronaldo, duke e provuar edhe me foto ku aplituda ishte zero.

Një deklaratë kjo që i jep fund dyshimeve se kujt i duhej dhënë goli. Gjithsesi në fund festa e ishte për të gjithë portugezët që me fitoren 2 – 0 siguruan kualifikimin në turin pasardhës të Botërorit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share