Elon Musk jep për bamirësi gati 2 miliardë Dollarë

Multimiliarderi Elon Musk ka dhuruar për bamirësi 1.95 miliardë Dollarë aksione që zotëron tek kompania e makinave elektrike Tesla.

Këto para janë dhuruar vitin e kaluar dhe janë shënuar në dokumentet amerikane ku përshkruhen si “një dhuratë e mirëfilltë”.

Në dokument nuk përmendet kush është marrësi i kësaj shume apo marrësit. Në raportin e dorëzuar në Komisionin e Letrave me Vlerë në SHBA, thuhet se dhurimi i 1.95 miliardë Dollarëve është bërë midis muajve Gusht dhe Dhjetor të vitit të kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk dhuron aksione të Teslas për bamirësi. Në vitin 2021, ai dhuroi 5.74 miliardë Dollarë.

Biznesmeni, i cili ka blerë edhe Twitter, thotë se deri në fund të vitit do të ketë gjetur personin e duhur për ta pasuar atë si shef ekzekutiv në drejtimin e rrjetit social. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share