Ekspozita në Paris e Faraonit të Egjiptit

Ramses II, qëndroi në krye të Egjiptit për 67 vjet, më jetëgjati në mbretërim

Faraoni egjiptian “Ramses i Madh” është pjesa qendrore e një ekspozite të madhe e cila u hap në Paris, “Ramses i Madh dhe ari i Faraonëve”. Zyrtarët zbuluan arkivolin prej druri para gazetarëve në qendrën e ekspozitës Grande Halle të La Villette.

Arkivoli i Ramses II, i bërë prej kedri, nuk ishte projektuar fillimisht për të. Me siguri që daton nga fundi i dinastisë së 18-të, duhet të ketë qenë i mbuluar me ar dhe veshje me gurë të çmuar ose xhami. Më pas sipërfaqja u gërvisht dhe u lye me të verdhë, me disa detaje të përmirësuara me ngjyra të ndezura dhe sytë e lyer me të zezë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arkivoli u pa për herë të fundit në Francë në vitin 1976 në Grand Palais, i mirëpritur në atë kohë si kryetar shteti dhe u trajtua kundër kërpudhave që po gërryenin drurin e arkivolit. Ekspozita do të mbyllet më 6 Shtator në ‘Grande Halle të La Villette’ në Paris.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share