Kadare: Nuk ka jetë pa brenga

“Kur shkrimtari shkruan çlirohet nga frika e vdekjes”

Shkrimtari i shquar Ismail Kadare, ashtu si vitin e shkuar u rikthye në stendën e tij botuese për t’u takuar me lexuesin e tij.

Të shumtë ishin ata që mezi prisnin të takoheshin dhe të merrnin një autograf nga shkrimtari që ka qenë dhjetëra herë kandidat për çmimin Nobel e disa herë shumë pranë rrëmbimit të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Krah bashkudhëtares së tij të jetës Helena Kadare, Kadare rrëfehet pa dorashka për jetën e tij.

“Jeta është një ëndërr e bukur që ka ushqyer Letërsinë dhe jam i gëzuar që e kam jetuar jetën, nuk ka jetë pa brenga”.

Frika nga vdekja është bashkëshoqëruesja e çdo njeriu, por jo për ata që lënë pas diçka të pavdekshme.

Për këtë është i bindur gjeniu i letrave, që edhe pse ka shkruar në diktaturë, në krijimtarinë e tij ka gjetur shpëtimin.

“Kur bën diçka që e di që nuk vdes nuk ke frikë sepse frika kryesore në jetë është vdekja. Kur shkrimtari shkruan ai çlirohet nga vdekja dhe kjo do të thotë që jeta është e pafundme”.

Takimin me lexuesit e quan një gëzim.

Por këtë të shtunë ne Panairin e librit u ndanë çmimet e këtij edicioni të 26-të. Mira Meksi u shpall autorja i vitit 2023 në panairin e librit, me romanin “Parisi vret”. Ndërsa çmimi për përkthyesin më të mirë shkoi për Ana Kove, me romanin “Daullja prej llamarine”, të autorit  Gunter Grass.

Rudina Çupi, për veprën “Gjyshja me zemrën prej ketri” u vlerësua me çmimin për veprën me të mirë për fëmijë.

Vepra më e mirë studimore u shpall ajo e  Thomas Frashëri, me “Frashëri i shquar, i panjohur” ndërsa përkthimi më i mirë nga frëngjishtja këtë vit shkoi për Diana Çulin, për  veprën “Të pandarat”.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share