Edhe 8 ditë kohë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës në veri

Edhe tetë ditë kanë mbetur për të aplikuar në konkursin që u hap për pjestarët e komuniteteve pakicë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës. Por askush deri më tani nuk e di se sa është numri i atyre që kanë aplikuar.

E zyrtarët e rinjë policor nga komunitetet joshumicë po thirren për aplikim nga institucionet kosovare për të mbushur vendet bosh që janë në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.

Kjo pas dorëheqjeve masive të qindra zyrtarëve policorë serb që u larguan nga ky institucion i sigurisë në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë lidhur me targat e makinave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zyrtarët policor në Kosovë po vazhdojnë me fushata sensibilizuese për t’i bindur komunitetet që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës. /EkonomiaOnline/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share