Darka joformale: Miratohet deklarata e Athinës

KËRKOHEN AFATE PËR INTEGRIMIN DHE MBROHET UKRAINA

Në takimin e Athinës u miratua një deklaratë ku kërkohen afate për integrimin e plote të  shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavise ne BE. Liderët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Liderët e disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor ato të vendeve të rajonit që janë anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe presidentët e Ukrainës dhe Moldavisë, miratuan një deklaratë të përbashkët në Athinë ku theksuan rëndësinë e afrimit të mëtejshëm të rajonit me Bashkimin Evropian.

Në prani të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ata nënvizuan rëndësinë e vendosjes së afateve për integrimin e plote të  shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavise.

Njëzet vjet më parë, në Samitin e Selanikut u theksua fakti se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Ne besojmë fuqishëm se sot kjo deklaratë mbetet më e rëndësishme se kurrë.

Ne nënvizuam rëndësinë e vendosjes së një objektivi për plotësimin e vizionit të një BE të plotësuar me shtetet Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Republikën e Moldavisë. Ne nënvizuam nevojën për një proces zgjerimi të prekshëm dhe të besueshëm, bazuar në kushtet e vendosura.

Liderët e mbledhur në Athine shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Në diskutimet tona në Athinë, ne shprehëm mbështetjen dhe vlerësimin për përpjekjet e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në përcaktimin e parimeve për paqen në përputhje me Kartën e OKB-së, në Formulën e tij të Paqes. Ne mirëpritëm po ashtu përpjekjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të promovuar një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Ne ramë dakord se nuk mund të ketë mosndëshkim për të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës, sulmet kundër civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës.

Serbia edhe një herë nuk pranoi që të vendose sanksione ndaj Rusisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share