“E premtuam, e realizuam” – Bilall Kasami: Ata e shkatërruan me dekada, ne po investojmë në infrastrukturën e Kodrës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka promovuar sot rrugën e vikend-shtëpizave në Kodrën e Diellit, të cilën siç ka thënë ai, e kanë ndërtuar brenda një muaji, përcjell KlanM.
“Ky është fillimi, po e nisim me rrugën e vikend- shtëpizave për të vazhduar edhe me planin detal urbanistik, ndërtimin e qarkores për Kodrën e Diellit si dhe ndërtimin e parkingjeve. Sado që pushteti të na bllokojë, sado që pushteti dëshiron të inskenojë raste për përçarje, sado që pushteti dëshiron ta degradojë Kodrën e Diellit në mënyra të ndryshme ne nuk do ta lejojmë. Aseti i çmueshëm do t’ju kthehet qytetarëve! Nga këtu dëshiroj të jap një porosi. Ata që nuk dëshirojnë t’i shohin investimet të cilat i bën Komuna e Tetovës, ata i shohin shkaqet se si të kritikojnë komunën për gjëra të cilat nuk janë përgjegjësi e komunës! Ata e shkatërruan me dekada, ne po investojmë në infrastrukturën e Kodrës”, thotë Bilall Kasami./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share