Filarmonia e Maqedonisë së Veriut me drejtoreshë të re, ja kush emërohet

Angelina Dimovska-Mitasheva është ushtruesja e re e detyrës, drejtoreshë e Filarmonisë. Ushtruesi aktual si drejtor ishte Daniel Llazarovski, i cili ishte në detyrë nga shtatori i vitit të kaluar.

Organizata sindikale e Filarmonisë javën e kaluar dorëzoi peticion në Ministrinë e Kulturës për shkarkimin e Llazarovskit, për, siç thonë ata, parregullsi në punë dhe një sërë veprimesh të kundërligjshme.

Për këtë, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se nëse Sindikata e Kulturës në këtë institucion ka njohuri të caktuara për mobing nga drejtori, ka raste që duhet të raportojnë dhe ai do të sanksionohet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share