Hag: Nuk luajmë kundër Haaland, por kundër Cityt

Këtë javë do të zhvillohet derbi i Mançesterit, ndërmjet United dhe Cityt.

Përpara këtij takimi ka folur trajneri i ‘Djajve të Kuq’, duke shprehur besim në fitoren ndaj rivalit të qytetit.

“Ne nuk luajmë kundër Haaland, ne luajmë kundër Manchester Cityt.

Ata kanë një skuadër, më shumë se 11 lojtarë, por edhe ne jemi të bindur në aftësitë tona dhe nëse veprojmë si ekip, brenda dhe jashtë posedimit, atëherë mund të mposhtni kundërshtarë të tillë.

Ky është besimi që duhet ta marrim me vete kur rreshtohemi, kur fillojmë lojën dhe e bëjmë atë për më shumë se 90 minuta të dielën, e qartë”, tha Ten Hag.

Ndeshja ndërmjet Man Cityt dhe United zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 15:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share