Dua Lipa zgjedh Indinë për të kaluar Vitin e Ri

Artistja: Ndihem shumë me fat që po e mbyll vitin këtu

Dua Lipa zgjodhi Indinë për të kaluar ditën e fundit të vitit 2023 dhe nuk i ka fshehur aspak emocionet. Nëpërmjet Instagramit, ylli i popit ka ndarë me 88 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, foto nga qëndrimi në këtë shtet.

“Ndihem shumë me fat që kam përfunduar vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm këtu, që na kanë treguar kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari.”-shkroi këngëtarja dhe shtoi se është gati për Vitin e Ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Artistja me origjinë shqiptare ka udhëtuar me familjen, ndërsa duket se e ka shijuar shumë këtë udhëtim të fundit.

Para këtyre fotove të fundit, Dua ishte në zemër të Nju Delhit. Edhe Dukagjin Lipa, babai i saj, ka ndarë momente nga ky udhëtim i paharrueshëm në rrjetet e veta sociale.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share