Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i japin fund lidhjes, fshijnë të gjitha fotot me njëri-tjetrin

Pas një viti lidhje, po përflitet se Era Istrefi dhe futbollisti i Napoli-t, Amir Rrahmani, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e tyre, shenjat e para të krizës së tyre të lidhjes vijnë nga mediat sociale që janë kthyer në një burim interpretimi të marrëdhënieve ditët e sotme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kohët e fundit fansat kanë vënë re se dyshja nuk është shfaqur më bashkë në rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Për t’i vënë kapakun, fshirja e postimeve të tyre të përbashkëta nga Instagrami, ku ata konfirmuan lidhjen një vit më parë, është bërë një tjetër indikator i kësaj ndarjeje.

Vlen të theksohet se protagonistët nuk janë prononcuar si qëndron e vërteta, pavarësisht artikujve që mediat kanë shkruar për ta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share