Dua Lipa tërheq vëmendje me veshje ekstravagantey

Këngëtarja shqiptare del në kopertinën e “Vogue”

Me një veshje të çuditshme në formë kondomi që i ka lidhur duart, Dua Lipa synon të tërheqë vëmendjen e lexuesve teksa kopertina e Shtatorit të variantit francez të revistës së modës Vogue i kushtohet asaj.

Artikulli që pasqyrohet në kopertinën e revistës, titullohet “Dua Lipa dhe dualiteti i saj”, një titull i përzgjedhur nga shkrimtari francez Artur Drefys, në të cilin ai luan me ngjashmërinë që ka në tingull “emër-mbiemri” i saj me fjalët “dualitet”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nxjerrja në pah e dualitetit të saj pa filtra është edhe qëllimi i intervistës, një Dua Lipë që në shtëpi është në komoditetin e saj, ndërsa në media shfaq një version të ekzagjeruar të vetes, e ku skenës i jep gjithçka ajo është.

Në fakt, veshja në formë kondomi e yllit të muzikës Pop me origjinë shqiptare mund të konsiderohet edhe si ripërthithje e vëmendjes për veshjen e të njejtit model të përdorur edhe nga Bianka Sensori, partnerja e Keni Uestit, për të cilën u përfol shumë në Qershor, pasi me këtë veshje mori pjesë në një ceremoni kishtare.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share