Love Island Albania, çfarë ka ndodhur në një javë në vilën e dashurisë

Love Island Albania ka nisur në Tv Klan me episode ditore që transmetohen në orën 18:20 dhe Prime i cili këtë javë do të jepet në orën 21:00, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Çiftet e përkohshme që janë krijuar natën e parë të ‘reality show’-t, janë:

Iris dhe Sergei

Sofiela dhe Gleni

Artemis dhe Aleksandros

Amadea dhe Salion

Ilda dhe Stiv

Por gjërat në vilën e dashurisë ndryshuan me futjen e ‘bombshell’. Arlindi pas takimeve që zhvilloi me vajzat e Love Island Albania, zgjodhi që të bëhej çift me Sofielën.

Pas zgjedhjes së ‘bombshell’, Gleni mbeti ‘single’. Atij iu la një javë kohë që të zgjedhë një nga vajzat për të vazhduar rrugëtimin në vilën luksoze.

Se çfarë do të ndodhë me Glenin e mësojmë ditën e sotme në ‘Prime’, por sjellim në vëmendje se në një nga episodet e transmetuara, Artemis ka shprehur hapur pëlqimin e saj për Glenin.

Ata gjatë kësaj jave janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Një tjetër drejtim ka marrë edhe historia e Arlindit me Sofielën. Ata nuk janë më çift së bashku. Shumë të afërt me njëri-tjetrin janë parë gjatë kësaj jave edhe Ilda me Sergein.

Futja e dy ‘bombshell’ të ri duket se e trazoi pak qetësinë e vilës dhe rrjedhën e ngjarjeve.

Të mbledhur te ‘rrethi i zjarrit’ Iris dhe Salioni marrin një mesazh, ku u bëhej me dije që të dilnin nga vila për të zhvilluar takime me ‘bombshell’.

Salion pati një takim me Xhoanën , ku u duk se gjërat shkuan mirë, pas ndarjes nga Amadea dhe shprehja hapur e pëlqimit për Artemisin¸ Salion i dha një ultimatum kësaj të fundit. Me sa duket vila e dashurisë, është trazuar për momentin.

Se si do të ecin gjërat në vazhdim ju ftojmë ta ndiqni ‘Prime’ mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Televizionin Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share