Dua Lipa elektrizon Nju Jorkun

2 ditë pas publikimit të albumit të tretë, Dua Lipa tërhoqi mijëra adhurues të saj në sheshin e famshëm Times Square, në një koncert promovues mbrëmjen e së dielës.

Ylli i muzikës pop me prejardhje shqiptare elektrizoi të pranishmit me hitet e albumit të saj më të ri “Radical Optimism” si Training Season apo Houdini.

Jashtë vëmendjes së mediave nuk qëndroi edhe veshja, si gjithmonë e veçantë e 28-vjeçares, me një xhaketë të gjatë, fustan po ashtu të gjatë por me të ulët dhe transparent.

Albumin e ri me 11 këngë Dua Lipa e publikoi të premten. Në qershor, ajo do tëzhvillojë një tur promovues koncertesh nëpër qytetet kryesorë turistikë të Gjermanisë, Kroacisë, Francës, Spanjës, Portugalisë dhe që do të përmbyllet me një koncert në Londër në tetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share