Lady Gaga dhe Joaquin Phoenix! Dyshja që mezi po presim te “Joker 2” në Tetor

Premiera e filmit “Joker 2” është planifikuar më 4 Tetor të këtij viti. Imazhet e reja të publikuara nga regjisori na bëjnë ta presim me padurim, tanimë që kastit i janë bashkuar edhe Brendan Gleeson, Catherine Keener, Jacob Lofland dhe Harry Lawtey.

Kujtojmë se filmi i parë i shumëpërfolur “Joker” në 2019-ën ka arkëtuar plot 1 miliardë dollarë, një rekord historik në kategorinë e filmave që është etiketuar shpesh edhe si i “papërshtatshëm”.

Ai ka rrëmbyer edhe 11 nominime “Oscar”. Joaquin Phoenix kishte fituar në atë kohë, “Statujën e Akademisë” për performancën e tij në film.

Margot Robbie duke folur për rolin e Harley Quinn tha: “Gjithmonë kam dashur që aktoret e tjera të marrin rolin e Harley-t, pasi ka kaq shumë personazhe ikonë meshkuj. Kjo është ajo që kam ëndërruar për të. Harley është kaq emocionuese, të çon në dimensione të ndryshme.” Aktualisht nuk kemi detaje mbi skenarin e filmit e dytë, megjithëse përshkruhet si një dramë me elemente muzikore si dhe pjesa më e madhe po xhirohet në Los Angeles.

Filmi fokusin e ka tek takimi i Joker me Harley Quinn në Nju Xhersi. Ekzistojnë skena të tjera që janë filmuar jashtë të njëjtës gjykatë ku Donald Trump u gjykua në NeW York City. E gjithë puna raportohet të përfundojë më 4 Prill.

Lady Gaga në vend të Robbie? Po, roli i Harley Quinn tashmë do i kalojë këngëtares me famë botërore./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share