DPHM: Nesër pritet mot me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

MIA
MIA

Në lokacione të ndryshme nesër pritet mot i paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, i përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, njofton DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24 deri në 34 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, siç informon DPHM, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi verior.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share