Përkundër zotimeve të VLEN – Adnan Azizi nuk ndalet me akuzat ndaj mediave!

SULMET NDAJ KLAN M DHE GAZETARËVE

“Ne duhet të kemi raporte korrekte me mediat dhe i kemi korrekte. Kurrë s`ka ndodh që të kemi ndonjë fyerje dhe ofendim me mediat dhe s`duhet të ndodh kjo asnjëherë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kështu deklaroi kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pyetur t`i komentojë akuzat e Sekretarit të Lëvizjes Besa, Adnan Azizi, drejtuar mediave dhe gazetarëve nga Kosova e Shqipëria.

Por, nuk kaloi as 24 orë nga kjo deklaratë, në skenë sërish doli Adnan Azizi. Thotë se ka qenë i sulmuar pa të drejtë.

“Teza ime që e shkruajta për mediat e BDI-së, edhe pse unë nuk apostrofova asnjë gazetarë dhe asnjë medium, por populli thotë mos e vet se t`kallzon vet”, tha Adnan Azizi.

Por, t`ia rikujtojmë Adnaz Azizit, postimin e tij, menjëherë pas emisionit të parë të Debat Plus në Klan Maqedoni.

“Keni mbledhur mediat, gazetarët dhe analistët më të padëshiruar në mbarë shqiptarinë, tek të cilët derdhni shuma milionëshe, për të larë mendjen e qytetarëve. BDI po shpenzon mliona euro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj” – thuhet në postimin e Azizit.

Por, jo vetëm kaq. Adnan Azizi iu drejtua ekskluzivisht lidershipit të VLEN-it me këto fjalë.

“Doktor dhe të gjithë ju lidershipi i VLEN-it. Ata kanë nevojë për vëmendje. Grubi u ka shkruajtur gjithë mediave, sa të doni shkruani faturën, vetëm të shkojnë Live tubimet tona se askush më nuk I ndjek”, tha Adnan Azizi- VLEN.

Pasi Adnan Azizi paska vendosur të ketë paraqitje publike, ia rikujtojmë se ka një ftesë të hapur publike nga emisioni “Debat Plus”, për t`u përballur me gazetarë e analista që ai i quan “më të padëshiruar në mbarë shqiptarinë dhe tek të cilët derdhen shuma milionëshe për t`i korruptuar”.

“Ne e kemi ftuar Adnan Azizin që të jetë sonte pjesë e panelit diskutues, këtu në Kosovë, jo në Maqedoni, por edhe në Maqedoni kur të dojë, por ai nuk ka qenë i gatshëm. Ju lutem regjia përgjigjen e Adnan Azizit…”Çështja është se akoma nuk kam dalë në asnjë medium. Poqese vendoi të kem paraqitje televizive, do ju njoftoj, por për momentin Jo”, ka qenë përgjigja kur është ftuar nga gazetarë dhe producentë të emisionit “Debat Plus”, tha Ermal Panduri.

Derisa Adnan Azizi të vendos nëse do t`i përgjigjet ose jo ftesës së emisionit Debat Plus, mesazhin e fundit të tij, e dëgjuan krerët e koalicionit VLEN.

Sa që duam të besojmë në deklaratën e Taravarit se me të vërtetë VLEN dëshiron të ketë raporte korrekte me mediat, aq më tepër do të donim ta dijmë nëse lidershipi i këtij koalicioni, mbështet apo distancohet nga ky qëndrim i Azizit. Tashmë një javë jemi në pritje të një përgjigjeje./tvklan.mk

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share