Dortmund ndalet nga Bochum

Shanset e Borusia Dortmund për ta fituar titullin kampion në këtë sezon, morën një goditje të fortë pas barazimit 1-1 në javën e 30 në transfertë ndaj Bohumit. Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën me 61 pikë të grumbulluara, dy më shumë se sa ndjekësit e Bajern Mynih, të cilët do të përballen të dielën në shtëpi kundër Hertës, që gjendet në vend të fundit në renditje.

Bohum kaloi në avantazh pas pesë minutash lojë me anë të Enthoni Losijas. Por gëzimi i vendasve zgjati vetëm 2 minuta, pasi Karim Adejemi barazoi për verdhezinjtë.

Me pikën e marrë, Bohum shkon në kuotën e 28 pikëve në vend të 15, ndërsa lufton për mbijetesë. Ndërkohë te Bajerni janë të detyruar që të fitojnë që të mund të rimarrin kryesimin ndërsa në përfundim të kampionatit kanë ngelur edhe 4 javë të tjera.

Bundesliga ka hyrë në fazën finale, ndërsa si bavarezëve, ashtu edhe vedhezinvje nuk u lejohen më hapa të gabuar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share