Donald Trump udhëton në Skoci: Është mirë të jesh në shtëpi

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar në Skoci për të parë fushat e tij të golfit.

Sapo doli nga avioni, përpara se të futej në një makinat e eskortës që e shoqëronte, Trump tha se “është mirë të jesh në shtëpi, kjo është shtëpia e nënës time”.

Në vizitën në Skoci, Trump shoqërohet nga djali i tij Eric. Pas Skocisë, Donald Trump do të udhëtojë në Irlandë.

Donald Trump ka paralajmëruar se do të kandidojë sërish për President të Shteteve të Bashkuara.  /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share