Hapet korridori për evakuimet drejt Egjiptit

Mbi 500 të huaj pritet të largohen. Izraeli: Kemi 13 ushtarë të vrarë

110 shtetas të huaj është grupi i personave të parë të kaluan pikën kufitar të Rafah drejt Egjiptit.

Kalimi i tyre u mundësua pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari, mes Egjipit, Izraelit dhe Hamasit për evakuime të kufizuara. Në total parashikohet të largohen mbi 500 të huaj.

Egjipti gjithashtu ka pranuar që të tërheqë edhe një pjesë e 88 palestinezëve të plagosur. Ata kanë nevojë për shërbime mjekësore më të avancuara, të cilat nuk janë të disponueshme në spitalet e Rripit të Gazës, ndaj prioritet iu dha atyre personave në bazë të gjendjes shëndetësore.

Ndërkaq në të gjithë Rripin e Gazës për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër telekomunikacioni dhe interneti është ndërprerë në një shkallë të plotë pasi sulmet ajrore izraelite rrafshuan ndërtesat e banimit pranë Gazës.

Ushtria izraelite ka goditur mbi 11 mijë objektiva, për të cilat thonë se u përkasin organizatave terroriste në Rripin e Gazës.

Numri i viktimave sipas autoriteteve palestineze ka kaluar shifrën e 8500 personave. Izraeli thekson se numri i ushtarëve të vdekur tani është 326, përfshirë 13 ushtarë që humbën jetën një ditë më parë në Gaza.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se lufta e Izraelit në Gaza do të ishte e gjatë, e ashpër dhe me humbje por në fund të saj Izraeli do të dalë fitimtar pasi të ketë arritur të shkatërrojë Hamasin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share