Doganierët në protestë paralajmëruese – kërkojnë 30% rritje të pagave

DITA E DYTË E PROTESTËS SË TË PUNËSUARVE NË DAP

Punonjësit e Drejtorisë për të Ardhura Publike, nga vendet e tyre të punës, nga dje protestojnë nga ora 10 deri 12, duke kërkuar rritjen e pagave për 30%, njofton KlanM.

Sot, protest paralajmëruese mbajtën dhe punonjësit në Drejtorinë e Doganave që kërkojnë pagesën e shtesës së pagave prej 30%

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Zbatimi i drejtë i nenit 64 pika 3 e Ligjit ku thuhet se nëpunësit e doganave fitojnë 30 % të pagës  si  plotësim i pagës së rregullt  për shak  të kushteve të veçanta të punës si dhe  shkaku i përgjegjësisë së veçantë  që nga  vendi i punës”.

Gjatë protestës, sic njofton KlanM, para punonjësve doli Drejtori i Doganave Stefan Bogoev i cili kishte vetem një ditë në këtë pozitë dhe tha se i duhet kohë ta shqyrtojë kërkesen e protestuesve.

“Unë jamë më pak  se 24 orë në pozitë,  dola që të thiri përfaqësues të sindikatë dhe të punëtorëve  të vijnë dhe të tregojnë dhe personalisht,  të njoftohem me kërkesat. Pastaj normalisht me shërbimet e drejtorisë doganore të bisedojmë se çka  deri më tani është arritur” – tha Stefan Bogoev, drejtor i doganave.

Revolta e të punësuarve në këto dy institucione është shumë e madhe, pasi, sic njofton KlanM, këtë vit Ministria për Financa rriti pagat e punonjësve të saj për 30%.

Më herët gjatë kësaj jave protestuan edhe punonjësit në administratën gjyqësore të cilët poashtu kërkojnë rritje të pagaave për 25%. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share