Bastisje në Shkup, konfiskohet pushkë dhe municion

Me datë 02.06.2022, zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për tregti të kundërligjshme dhe njësiti policor për intervenim në fshatin Oreshani kanë arrestuar ZG (58), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale nga neni 396 i K. Kodi.

Përkatësisht, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe dhomat ndihmëse të personit, punonjësit e policisë gjetën dhe konfiskuan një pushkë dhe 15 copë municione luftarake.

Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve plasëse”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share