Diego Simeone drejt largimit, ja kush mund ta zëvendësojë

Atletico Madrid përpilon listën e dëshirave, Luis Enrique në pole-position

Mbetja jashtë Kupave të Europës dhe 10 pikët distancë me vendin e parë në kampionat mund të sjell një revolucion të vërtetë të Atletiko Madrid. Klubi kryeqytetas synon që të jetë kompetitiv në garat ku merr pjesë, por ky fillim-sezon ka rezultuar jo ai që pritej.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit janë gati për të bërë ndryshime radikale në skuadër. I pari që do të largohej do ishte trajneri aktual, Diego Simeone.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Epoka e argjentinasit mendohet se ka përfunduar dhe në ekip pritet të implementohet një frymë e re. Për këtë fakt, drejtuesit kanë nisur punën për të gjetur edhe pasuesin e tij. Emri më i lakuar aktualisht është ai i trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique.

Tekniku gjendet në pole-position për të marrë pankinën e Atletiko Madrid nëse largohet Simeone, gjithsesi, vendimtare do të jetë ecuria e kombëtares iberike në Kupën e Botës së Katarit.

Simeone mori drejtimin e skuadrës madrilene në 23 dhjetor 2011, duke i drejtuar nga stoli në 597 ndeshje, për të koleksionuar 349 fitore, 140 barazime dhe 108 humbje. Nën drejtimin e tyre, Atletiko ka fitaur 2 kampionate spanjolle, 1 Kupë Mbreti dhe një Superkupë, ndërsa në arenën Europiane, spanjollët fituan 2 Europa League e 2 Superkupa, teksa janë dy herë finalistë të Ligës së Kampionëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share