CR7 i jep fitoren Al-Nassr

Ylli portugez realizoi golin e 11 në kampionat në këtë sezon, në fitoren 2-1 ndaj Damac

Kristiano Ronaldo realizoi golin e tij të njëmbëdhjetë në sezonin 2023-24 në Ligën Profesioniste Saudite duke ndihmuar ekipin e Al Nasr të fitonte kundër Damac.

Miqtë kaluan në avantazh falë kamerunasit Georges-Kevin Nkodu në shtesën e pjesës së parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por Anderson Taliska realizoi në fillim të 45 minutave të dyta.

Katër minuta më pas ylli portugez shënoi me një goditje dënimi rrjetën e fitores.

CR7 vazhdon me formën e mirë në fushë, ndërsa vinte pas 4 golave të shënuara me kombëtaren në sfidat ndaj Sllovakisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Sulmuesi 38 vjeçar ka shënuar 12 gola për Al-Nasr në të gjitha kompeticionet ndërsa në total 41 në një vit kalendarit për ekipin dhe kombëtaren.

Me fitoren e arritur, Al-Nasr shkon në vend të tretë përpara Al-Itihad të Karim Benzema, e 1 pikë pas Al-Tavun në vend të dytë. Liga Profesioniste Saudite kryesohet nga Al-Hilal.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share