NBA: Disfata e tretë radhazi për Lakers

Fitojnë Warriors, Jazz e Phoenix

 Dy  fitore të skuadrave  vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve  të xhiros së tretë të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.

E veçanta e ndeshjeve  të sotme është  disfata e tretë me radhë e LA Lakers, që duket se shumë shpejt ka hyrë në krizë këtë sezon në NBA. Lakers pësoi disfatë nga Portland para  tifozëve vendas me rezultatin 104 – 106. Në këtë ndeshje  diferencën e bëri Damina Lillard, I cili realizoi 41 pikë. Për vendasit LeBron James realizoi 31 dhe e Davis 22 pikë .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Golden State Warriors, në një ndeshje spektakolare mundi Sacramenton me rezultat të ngushtë 130-125. Stephen Curry shënoi 33 pikë dhe ishte më efikasi në këtë ndeshje, ndërsa Wiggins realizoi 24 pikë. Fitore në transfertë ka shënuar edhe  Charlotte, që mundi Atlantan me rezultat 126-109 Atlanta. Më efikas ishte  Oubre me 24 pikë.

Jashtë fushe triumfon Phoenix, që mposhti Clippersin me  rezultat 112-95. Booker me 35 pikë ishte lider për Phoenix . Pas kohës shtesë fiton Utah Jazz, që mundi Nju Orleansin  122-121. Markkanen me 31 pikë e 12 rebound ishte më efikas  në këtë ndeshje .

 NBA – Rezultate e sotme

Lakers – Portland, 104-106

Atlanta – Charlotte, 109-126

Cleveland – Washington, 117-107

Nju Orleans – Utah Jazz, 121-122

Oklahoma – Minnesota, 106-116

Golden State – Sacramento, 130-125

Clippers – Phoenix, 95-112

 

Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share