Dibër: Ambientslistët me vetëiniciativë pastrojnë bregun e liqenit (Video)

BLENDI DHE SAMIU MBLEDHIN NJËZET E DY THASË ME MBETURINA, KRYESISHT SHISHE PLASTIKE

Kështu dukej bregu i liqenit të Dibrës disa ditë më herët.

E kështu duket tani, pasi Blendi bashkë me mikun e tij më të vogël, 15-vjeçarin Sami Kaja, në dy orë përkushtim ndaj natyrës, arritën të mbushin njëzet e dy thasë me mbeturina, kryesisht shishe plastike.

“Një ditë isha duke bërë një aktivitet me biçikletë dhe më rastisi të kaloja pranë liqenit dhe kur ndesha në atë pamje nuk munda të rri duarkryq dhe u desh të ndërhyja aty, së bashku me një djalë të ri që është 15 vjeçar pasi i kërkova ndihmë, shkuam bashkë dhe na u deshën dy orë për të pastruar bregun e liqenit” – tha Blendi Troci.

Blendi thotë se e don natyren dhe shpesh organizon aktivitete të ngjashme.

“Përveç se jam ambientalist kam edhe një klub për bjeshkatari dhe çiklizëm dhe gjatë gjithë kohes merremi edhe me shumë aktivitete për pastrimin e qytetit, pastrimin e bregut të liqenit dhe mbjellim edhe pemë në qytet” – deklaroi Blendi Troci, ambientslist.

-Me thuaj cila do të ishte porosia juaj për të gjthë ato që e ndotin natyren?

-Të paktën t’i hudhim mbeturinat atje ku e kanë vendin.

Tani bregu e liqenit të Dibrës është i pastër nga mbetjet që vijnë nga lumenjtë dhe nga mbetje të hedhura nga qytetarët e papërgjegjshëm. Rasti I Blendit dhe I shumë ambientalistëve të tjerë, mbase më së miri e dëshmojnë thënien se “ambientalist I mirë nuk është ai që vetëm flet për mbrojtjen e mjedisit, por ambientalist I mirë është ai që me punë dhe angazhime konkrete vepron në terren”. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share