Dimitrov: Të dihet ku përfundon shteti, e ku nis partia!

ISH-MINISTRI I JASHTËM THEMELON OJQ-në “SOLUCIJA”

Ish-Ministri I Jashtëm I Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, përmes një konference me titull “Dalja nga labirinti I korrupsionit dhe klientelizmit” ka promovuar organizatën joqeveritare “Solucija”. Ai gjatë një prononcimi ka kritikuar sistemin që sipas tij, nuk ka ndryshuar me ndryshimin e pushtetit në vitin 2017, njofton KlanM.

Ish-Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, duke promovuar qendrën Ballkanike për politika konstruktive “Solucioni”, theksoi se do të luftojë për një shtet funksional duke shtuar se Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të vështirë. Sipas tij, sic percjell KlanM, duhet të ketë një linjë të qartë se ku përfundon shteti e ku nis partia.

“Disa thonë se kthehem në politikë përmes kësaj organizate qytetare për mobilizim. Duhet të them se jam këtu gjatë gjithë kohës. Kuptimi im për politikën nuk janë vetëm partitë dhe zgjedhjet, por të gjithë atë që bëjmë ne në lëmitë tona për cdo ditë dhe të gjithë ne së bashku në përgjithësi. Është detyrë e madhe që të jem pjesë e nismës që do të krijojë një platformë qytetare për meritokracinë dhe profesionalizmin, sepse mendoj se guxojmë të mendojmë se njerëz të aftë mund të jenë në pozita të rëndësishme dhe të mos kenë mbështetje partiake” – tha Nikolla Dimitrov.

Nikola Dimitrovi, sic njofton KlanM, ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, Zoran Zaev, por nuk hyri në kabinetin e ri kur Kryeministër u bë Dimitar Kovaçevski.

Derisa ishte Ministër I Jashtëm, u nënshkruar Marrëveshja e Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë.

Në këtë promovim, sic njofton KlanM, kanë marrë pjesë edhge ish-Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, ish-Kryeministri i Greqisë dhe lider i PASOK-ut, Jorgos Papandreu dhe Rajnhard Pribe, I cili udhëhiqte grupun e ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Evropian pas publikimit të “bombave”, që të përpunojë analizën e situatës, pas cka përgatiti prioritetet urgjente reformuese. /Klanmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share