Deputetja Moraçanin kushtëzon Kovaçevskin: Dalim në opozitë nëse nuk zbatohen kërkesat e RDM-së

Kushtet që partia mbrëmë ia vuri Qeverisë, me një afat prej njëqind ditësh për zbatim, do të jenë arsyeja nëse partia do të mbetet në pozitë apo do të shkojë në opozitë, deklaroi kryetarja e RDM, Maja Moraçanin.

Në emisionin Argument plus, Moraçanin tha se RDM e mbështet rikonstruimin e qeverisë dhe do të votojë për ndryshimet kushtetuese sepse kanë të bëjnë me proceset eurointegruese.

“Këto kushte janë për të zbatuar diçka që është e nevojshme në vend. Domethënë, këto procese duhet të fokusohen edhe në veprimin në vend. Procesi i integrimit evropian është një çështje e pavarur që ne e mbështesim. Nuk ka dilemë për këtë dhe unë mund të jem edhe në opozitë, nëse këto kërkesa tona nuk realizohen dhe i gjithë procesi ngec sërish, është e qartë se RDM do të shkojë në opozitë”, tha ajo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këshilli Qendror i RDM-së (DOM) në seancën e djeshme ka marrë vendim që partia të mbështesë propozimin për riformatimin e Qeverisë me kusht që brenda 100 ditëve të para të fillojë procesi i vetingut dhe konfiskimi i pasurisë së fituar ilegalisht që do të bëhet me qëllim të një lufte efektive kundër korrupsionit, të vazhdojë procedura parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe 50 për qind gra në lista dhe për të intensifikuar përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes ngritjes të kooperativave energjetike, që qytetarët të bëhen prodhues të energjisë elektrike, si dhe krijimin e një Fondi për efiçiencën e energjisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share