Pendarovski: T’i avancojmë të drejtat e punëtorëve

Më 1 Maj – Ditën e punës, të përkujtojmë dhe t’u shprehim mirënjohje të gjithë atyre të cilët kontribuuan për raport më të drejtë ndaj punëtorëve, thekson presidenti Stevo Pendarovski në mesazhin me rastin e 1 Majit.

“Njëkohësisht, jemi falënderues edhe ndaj të gjithëve të cilët edhe sot luftojnë për sigurimin e kushteve dinjitoze për punë, rroga adekuate dhe siguri sociale, duke ndërtuar shoqëri ku puna e ndershme do të vlerësohet me dinjitet dhe tërësisht do të mbrohen të drejtat e punëtorëve”, theksoi shefi i shtetit.

Pendarovski thekson se zhvillimi dhe përparimi i Maqedonisë së Veriut, njëherit edhe parakusht që të rinjtë të qëndrojnë në atdheun e tyre, në masë të madhe varet nga kushtet për punë dhe standardet bashkëkohore të punëtorëve.

“Prandaj, duhet vazhdimisht t’i rishqyrtojmë të drejtat e realizuara të punëtorëve, të parandalojmë eksploatimin e tyre, të mendojmë si t’i avancojmë në mënyrë që të sjellim prosperitet më të madh. Detyrë e jona është të sigurojmë punëtorët ta kenë arsimin dhe trajnimin e duhur, të ekzistojë trajtim i drejtë nga punëdhënësit, t’i mënjanojmë barrierat për pjesëmarrje të plotë në vendin e punës për qytetarët me pengesa. T’i përkushtohemi sigurimit të mundësive për të jgithë, sepse secili punëtor meriton respekt dhe ka të drejtë për jetë dinjitoze. Urime 1 Maji të gjithë punëtorëve!”, thekson presidenti Pendarovski në mesazhin me rastin e 1 Majit – Ditës së punës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share