Dedikim e puthje pasionante në skenë! Ekskluzivisht për “Zemër Luana”, Mateus Frroku konfirmon lidhjen!

Në këtë mbrëmjë spektakli “Zemër Luana” nën autorësinë e moderimin e Luana Vjollcës ka dhuruar një mbrëmje plot humor, argëtim, emocione të forta, performanca, deklarata ekskluzive… e çfarë nuk ndodhi.

Momentin më emocionues e dhuroi këngëtari i mirënjohur Mateus Frroku, i cili ekskluzivisht pranoi lidhjen e tij të dashurisë. Por nuk do ta besoni cila është vajza që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo është vilonistja e orkestrës së “Zemër Luana”, Xhesi Mera, e cila ishte e pranishme edhe në këtë mbrëmje si çdo të diel. Megjithatë kjo natë ishte më e veçantë për të.

Në sfidën e fundit në program, Mateus i bëri dedikimin më të embël e romantik partneres në sy të të gjithëve, për herë të parë një studio televizive. Ai e falenderoi atë për gjithçka dhe tha se ajo ishte gjithçka për të. Më pas Mateus u drejtua drejt orkestrës për tek partnerja e tij ku i dhuroi edhe një puthje pasionante.

Për ta kaluar edhe me pak të qeshura këtë moment, Mateus falenderoi autoren Luana Vjollcën duke i thënë: “Faleminderit që tani në familje kemi një rrogë më shumë në fund të muajit të mbyllim kreditë më lehtë”. Ky moment shkaktoi shumë të qeshura dhe Luana tha se falenderuese ishte ajo për orkestrën e përkryer që ka në programin e saj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share