Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj, “të parët” për të sjellë një hit

Vera nuk ka aspak pushim për Dafina Zeqirin. Një tjetër bashkëpunim i shtohet listës së saj dhe këtë herë bashkon forcat sërish me Alban Skënderajn.

Hiti i tyre “Copa Copa”, do të pasohet nga “E para/i pari”. Ata kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku kanë zbuluar një pjesë nga kënga që duket se do të jetë ritmike.

Kënga do të publikohet më 13 Korrik në orën 18:00.

Ndërkohë, ditën e djeshme Dafina ndau një foto me Ghetto Geasy ku shkroi “së shpejti” për të njoftuar projektin e tyre të përbashkët. Vetëm pak ditë më parë, ajo publikoi një këngë solo, “Dasma”.

Kësaj të fundit i parapriu dueti me Yll Limanin, “Kaje” i cili është shndërruar në ndër më të preferuarit e verës. “Ku je ti”, bashkëpunimi me Ricky Rich e Dystinct, “Nasty x See Me” me Ya Nina dhe “Harroj” janë projektet që ajo ka sjellë këtë periudhë.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale Dafina ka njoftuar se vetëm këtë verë, do të ketë 7 bashkëpunime./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share