Danimarkë, blloku i qendrës së majtë del në krye

Mette Frederiksen kryeministrja në detyrë mund të fillojë negociatat me kryeministrin për formimin e qeverisë

Blloku i qendrës së majtë të Danimarkës ka siguruar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo për Partinë Social Demokrate te kryeministres në detyrë Mette Frederiksen shihen si një votë besimi për trajtimin e pandemisë dhe udhëheqjen e saj për të kapërcyer edhe një krizë tjetër aktuale.

Social Demokratët siguruan mbështetjen e tyre më të fortë në më shumë se dy dekada, me gjithë kritikat ndaj mandatit të Frederiksen për të pasur pushtet të centralizuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare. Ne socialdemokratët kemi bërë zgjedhjet tona më të mira në më shumë se 20 vjet. Ne jemi e vetmja parti e vërtetë popullore në Danimarkë . Por për të qenë kështu, ka detyrime dhe përgjegjësi, dua të bëj gjithçka për të përmbushur këtë”, është shprehur kryeministrja e Danimarkës Frederiksen.

Blloku me prirje të majtë mori 87 vende në parlamentin me 179 vende, i cili do t’i jepte një shumicë në parlament. Ajo mund të fillojë negociatat me kryeministrin e mëparshëm, Lars Lokke Rasmussen, dhe partinë e tij të re e cila gjithashtu ka bërë fushatë për një koalicion.

Partitë e majta në të cilat Frederiksen mund të mbështetet për të formuar një qeveri të re përfshijnë Partinë Popullore Socialiste, Aleancën Kuqe-Jeshile dhe Partinë Social-Liberale, kjo e fundit e kryesuar më parë nga komisionerja për konkurrencën e Bashkimit Evropian, Margrethe Vestager. Udhëheqësi i opozitës Jakob Ellemann-Jensen i Partisë Liberale e pranoi humbjen pasi partia e tij humbi 19 nga 43 vendet në parlament.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share