OKB-ja: Forcat izraelite pretendojnë se kanë kryer 10 mijë sulme ajrore që nga 7 tetori

Forcat izraelite pretendojnë se kanë kryer 10 mijë sulme ajrore që nga 7 tetori, tha zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret e pushtuara palestineze

Zyra theksoi se breshëria e sulmeve në infrastrukturën rezidenciale dhe civile “ngre shqetësime serioze në lidhje me pajtueshmërinë e Izraelit me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe rrit ndjeshëm rrezikun e krimeve mizore”.

Sulmet janë përkeqësuar nga zhvendosja e detyruar e 1.9 nga 2.2 milionë palestinezë, shumica dërrmuese e të cilëve kërkuan strehim në jug, në Khan Younis dhe Rafah, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Aktualisht, shumë prej tyre, së bashku me banorët e Khan Younis, po shtyhen më tej në zona gjithnjë e më të vogla në Rafah pa kanalizime, qasje në ushqim, ujë, strehim ose kujdes shëndetësor”, tha zyra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share