CR7 dygolësh dhe rekord

Portugezi ishte protagonist në fitoren e Al Nassr, asnjë si ai për rrjeta të shënuara në kampionate

Cristiano Ronaldo shënoi dygolësh në fitoren 3-0 të skuadrës së tij Al Nasr kundër Al-Akhdoud në Ligën Profesioniste Saudite.

Me këtë performancë, portugezi ka vendosur një rekord të ri pasi shkon në 527 rrjeta në total të realizuara në kampionate, më shumë se çdo futbollist tjetër në histori. Vendasit gjetën golin e parë me Al-Naxhei në minutën e 13.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ikona portugeze realizoi në të 77 golin e dytë. Tre minuta më pas, ai befasoi tifozët në stadium me rrjetën e dytë.

Ky gol, ishte i 15-ti për CR7 në 13 ndeshje në Ligën Profesioniste Saudite dhe i 18 në të gjitha kompeticionet.

Në takimin tjetër, Al-Etifak barazoi 1-1 me kampionën në fuqi të Al-Ittihad, që kishin në përbërje Benzeman dhe Fabinjon. Për vendasit shënoi Vijnaldum, kurse për miqtë barazoi Hamdallah.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share