Covid – testimet: 18.6 milion euro në spitalet dhe laboratoret private

MUNGESA E TERMINEVE FAVORIZON SHËNDETËSINË PRIVATE

Në Raportin e fundit revizor nga revizioni i kryer në raportet financiare dhe raportet e harmonizimit për vitin 2020 të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së veriut thuhet se sipas çmimit më të ulur të paguar prej 1.400 denarë për testet covid për test dhe 819.240 teste të bëra për dy vite, nga qytetarët në shëndetësinë private janë derdhur mbi 18,6 milionë euro,nga ku vlersojnë se nuk janë siguruar shërbime të mjaftueshme shëndetësore për të siguruarit në barrë të Fondit, raporton Klan M.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për shëndet publik, prej fillimit të pandemisë në nivel të shtetit janë kryer gjithsej 1.962.489 testime në 33 laboratore private dhe publike, prej të cilave 1.337.238 janë teste PCR, ndërsa pjesa tjetër janë teste të shpejta antigjen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Revizorët cekin se është e domosdoshme Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë aktivitete për sigurimin e kushteve të nevojshme në IPSH, në mënyrë që të arrihet konkurrencë më e madhe në shëndetësinë publike në sferën e kryerjes së shërbimeve kardiovaskulare-kirurgjike shëndetësore.

Ekziston raport i pabarabrtë gjatë kryerjes së shërbimeve shëndetësore kardiovaskulare-kirurgjike në vitin 2019 dhe 2020 mes IPSH dhe EPSH. Njëherit, Fondi ka bërë kontrata me tre IPSH dhe dy EPSH për çka janë paguar 1.254.330 denarë prej të cilave 95 për qind e shërbimeve bëhen në EPSH. Pjesa më e madhe e shërbimeve në IPSH janë kryer nga IPSH KU për kardiokirurgji shtetërore e cila edhe pse disponon me kuadër të kualifikuar, nuk i ka kushtet e nevojshme hapësinore, që ndikon në mënyrë të pavolitshme në vëllimin e kryerjes së veprimtarisë shëndetësore”, thuhet në raportin e ESHR.

Me revizionin e kryer, gjithashtu, janë konstatuar edhe mangësi në zbatimin e kontrolleve interne dhe në terren gjatë konfirmimit të objektivitetit të intervenimeve të faturuara mjekësore të realizuara nga EPSH.

“Për shkak të krizës shëndetësore në vitin 2020 numri i kontrolleve në terren tek entet shëndetësore është ulur për 74 për qind me çka rritet rreziku nga pranimi dhe pagesa e shërbimeve shëndetësore në lloj dhe vëllim të ndryshëm nga ai që është kryer realisht. Sipas informatave të prezantuara, në vitin 2020 janë kryer gjithsej 83 kontrolle tek entet shëndetësore, përkundër 472 në vitin 2019”, konstatojnë revizorët.

Ndërkaq, në procedurat për udhëzim për mjekim jashtë vendit të personave të siguruar nuk është siguruar mbrojtje dhe kontroll adekuat juridik, as ndërkaq sistem i ndjekjes dhe analizave të mjekimit të suksesshëm./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share