Mickoski: Deputët të LSDM-së refuzoni propozimin francez, dëgjoni popullin

“NËSE INFORMACIONI NUK KALON, NUK DO TË KËRKOJ ZGJEDHJE”

Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese këtyre ditëve hynë në procedurë parlamentare. Për këtë shkak, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton se Informacionin, Kuvendi e miraton me shumicë të thjeshtë respektivisht me 41 vota nga 61 deputetë të pranishëm, raporton Klan M.

Mickoski iu është drejtuar Deputetëve të LSDM-së, duke thënë se ka njohuri se disa prej tyre ende hezitojnë të votojnë “pro” propozimit francez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Deputetë të LSDM-së, ju bëj thirrje që të mos u nënshtroheni presioneve të pushtetit dhe të veproni kryesisht sipas vetëdijes suaj. Qëllimi im nuk është lufta për pushtet, por mbrojtje e interesave shtetërore dhe kombëtare përmes hedhjes poshtë të procesit që është I dëmshëm për Maqedoninë” – deklaroi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka premtuar se nëse në Kuvend informacioni nuk mbështetet nga deputetët e LSDM-së, nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe do të mbështesë mbijetesën e qeverisë, madje nëse është edhe e pakicës, vetëm që, sic thotë, Maqedonia të mos shantazhohet dhe të nëncmohet.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share