LK: Sonte zhvillohen sfida vendimtare në Grupin E,F.G dhe H

Sonte në program janë ndeshjet e raundit të pestë në grupet E,F,G dhe H të Ligës së Kampionëve.

Në disa ndeshje të këtyre grupeve sot mund të përcaktohen edhe skuadrat që do të kualifikohen në fazën tjetër.

Dy ndeshje do të zhvillohen nga ora 18:45 . Në grupin E ballafaqohen Salsburgu me Chelsean, dy skuadrat lidere të këtij grupi dhe në rast të fitores së skuadrës angleze, ajo edhe do ta siguronte kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.

Sfidë shumë interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Benfikës dhe Juventusit. Skuadra italiane e ka vetëm fitoren si opsion pasi çdo rezultat tjetër do ta eliminonte nga kjo garë.

Vetëm për fitore ka nevojë edhe Milani që do të ballafaqohet në San Siro” me Dinamo Zagrebin në kuadër të grupit E. Skuadra e Piolit ka katër pikë, tre më pak se Chelsea si lider dhe dy më pak se Salsburgu i vendit të dytë.

Në grupin G përplasen dy liderët, Borussia Dortmundi dhe Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolas tashmë e ka siguruar kalimin tutje, ndërkohë që edhe gjermanët presin të konfirmohen në këtë rrugë pasi që tashmë dy ekipet tjera, Sevilla dhe Kopenhaga kanë vetëm nga dy pikë.

Në orën 18:45, takohen

Salzburg – Chelsea
Sevilla – Kopenhagen
Në orën 21:00, takohen

Benfica – Juventus
Borrusia Dortmund – Mançester Sity
Celtic – Shakhtar
Dinamo Z – Milano
PSZH – Macabi Haifa
RB Leipzig – Real Madrid

Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share