Conferenc League: Haverfordwest me penalti eliminoi ekipin e Shkëndijës!

Skuadra nga Uellsi, FC Haverfordwest është befasia më e madhe në raundin e parë të UEFA Conferenc League , pasi nga dy ndeshjet e zhvilluara në Shkup dhe Cardif eliminoi ekipin e Shkëndijës. Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me fitoren e ekipit kuqezi 1-0, me një gol të vetëm të Adenis Shalës, por në ndeshjen kthyese sonte në Cardiff  vendasit pas 120 minutave arritën të fitojnë 1-0, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive siguruan kualifikim në raundin e dytë me rezultat  3:2. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-0, për vendasit me golin e shënuar në minutën e 89 me autor Lee Jenkins, ndërsa pas lojës shtesë 2 x 15 minuta , rezultati mbeti i pandryshuar dhe për ekipin fitues duheshte të vendosin  penaltitë. Skuadra vendasi ishte më me fat pasi realizoi tre penalti , ndërsa  Shkëndija  vetëm dy  penalti. Për ekipin e Shkëndijës nga 11 metërshi nuk realizuan Çinari, Adili dhe Ramadani, ndërsa të saktë ishin Qaka dhe  Krasniqi.

Pas  eliminimit të nga UEFA Conferenc League ekipi i Shkëndijës duhet të vazhdon përgatitjet për kampionatin e ri 2023/2024, që fillon më 6 gusht./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share