NBA: Denveri finalisti i parë për titullin kampion për sezonin 2022/2023

Skuadra e Denver Nuggets është kampion në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit NBA dhe finalisti i parë që do të luftoj për titullin kampion në edicionin 2022/2023 . Në ndeshjen e katërt të finales së play off-it në Perëndim Denver shënoi fitore të ngushtëkundër Los Angeles Lakers me rezultatin 113-111 dhe  me rezultatin  4-0 në serine e ndeshjeve të fituar fitoi trofeun kampion në Perëndim

Për  këtë fitore të madhe  të Denver meritor  janë  gjithë lojtarë, megjithate  me  efikas ishte serbi Nikola Jokiq, I cile realizoi 30 pikë, 14 kërcime e 13 asistime, duke e thyer një rekord që qëndronte prej pesë dekadash, vendosur nga Wilt Chamberlain, për më së shumti dyshifrorë të trefishtë në pley-off.

Nga ana tjetër te Lakers me efikas ishte LeBron James i cili realizoi 40 pikët, 10 kërcimet e nëntë asiste.

Denver në finale e madhe  për titullin kampion  të NBA për sezonin 2022/2022  me  fituesin e Konferencës së Lindjes  mes Miamit dhe Boston.

Shabana Sinani /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share