Nexhat Kasa: Argjentina më ngjasoi me tik-takën e Barcelonës, Franca u zgjua vonë

Në emisionin Mundo Klan, Nexhat Kasa tha se trajneri i ri i Argjentinës e kishte përshtatur lojën dhe përgaditur aq mirë saqë solli fitoren e madhe dhe fitimin e Kupës së Botës, Katar 2022.

”Argjentina ndroi trajneri dhe ai e përshtati lojën me Messin dhe faktikisht ajo tika-taka e Barcelonës sot mundohet të luhet mirëpo ajo lojë don kondicion të hatashëm dhe të luhet gjatë gjithë lojës. Prandaj ato 40 minutat e para Francë nuk kishte vetëm Argjentina, pastaj ka gjysa e pjesës dytë filluan të luajnë francezët. Pra kjo ishte finalja e dëshiruar për Argjentinën e Messit” – tha Nexhat Kasa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share