Tifozët e Gjokoviq peticion për ta lejuar të luajë në US Open, i pavaksinuar

Tenisti serb Novak Gjokoviq rrezikon të mos luajë në grand slam të US Open, pasi është i pavaksinuar. Për këtë arsye, tifozët e tij kanë nisur një peticion më 12 mijë firma drejtuar qeverisë amerikane, për ta lejuar ish-numrin 1 në botë të luajë.

Përmes këtij peticioni, ata i kërkojnë Federatës Amerikane të tenisit që të bashkëpunojë me qeverinë, për të lejuar tenistin serb të luajë në fund të gushtit në grand slam të US Open (29 gusht). Me ligjet aktuale, të pavaksinuarit nuk lejohet të luajnë apo hyjnë në Amerikë.

Për këtë çështje po ndërhyjnë edhe disa politikanë amerikanë, që kërkojnë që të ndryshojnë disa ligje, për t’u dhënë mundësi sportistëve të luajnë në këtë turne apo eventet e mëdha sportive që zhvillohen në Amerikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share