City feston në Ibiza, një grup i kampionëve fluturoi drejt ishullit me avionë privatë

Fitimi i tripletës është një rezultat i jashtëzakonshëm për Manchester City-n. Trofetë e Premier Ligës ishin arritur të ngriheshin brenda një sezoni vetëm nga Manchester United në vitin 1999.

Me fitimin e Ligës së Kampioneve në Stamboll, lojtarët e ekipit anglez e nisën festën në dhomat zhveshjes. Por ata menduan diçka edhe më impresionuese e për këtë zgjodhën Ibizën.

Direkt nga Stambolli, një grup i madh prej tyre fluturoi drejt Ibizës e të Dielën në mbrëmje nisën festën.
Hoteli që zgjodhën Citizens është “Ushuaïa”, mjaft popullor në vend. Lojtarët rezervuan një kat të tërë për të qëndruar e qëndruan në Ibiza për 12 orë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në hotelin luksoz, dhoma më e lirë kushton 600 euro dhe protagonistët e këtij sezoni: Halaand, Grilish, Rodrigo e të tjerët do të shijojnë të gjitha komoditetet e mundshme. De Bruyne dhe Gündoğan zgjodhën të udhëtonin në Manchester me Guardiolën. Në këtë hotel performojnë DJ më të njohur ndërkombëtarë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share