Cikalleshi vazhdon të lërë shenjë, ndihmon Koniaspor të gjejë golin

Edhe kur nuk shënon, Sokol Cikalleshi kontribuon që skuadra e tij Koniaspor të gjejë golin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit vazhdon me paraqitjet pozitive në kampionatin turk.

Në minutën e 65 ai pati një shans të mirë për të shënuar, por goditja u prit nga portieri Ahmet Sen.

Dy minuta më pas, ai krosoi për Guiherme që realizoi me kokë.  Rrjeta e dytë e takimit u realizua nga Muriç në shtesë.

Në tre ndeshje në Superligën turke, sulmuesi kuqezi ka realizuar dy gola dhe ka dhënë edhe një asist.

Në total ai ka luajtur në 270 minuta në elitën e futbollit turk. Skuadra e Koniasporit shkon në kuotën e pesë pikëve në renditje.

Pas transferimit të tij nga Khalezh, Cikalleshi është kthyer në një titullar të rëndësishëm të Koniasporit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share